Loading…

‘Vetëmenaxhohu Albin!’, Kadriaj i PDK’së: Kërko falje dhe jep dorëheqje, shpëtona edhe neve nga ti

  • 24/03/2023 | 11:54

‘Vetëmenaxhohu Albin!’, Kadriaj i PDK’së: Kërko falje dhe jep dorëheqje, shpëtona edhe neve nga ti

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Zvicër, Shaip Kadriaj, ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e Ohrit, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Kadriaj ka kërkuar nga Kurti që të vetëmenaxhohet në formë ironie.

Ai e ka quajtur mashtrues Kurtin, derisa ka thënë se po të ishte lider i vërtetë duhej të jepte dorëheqje të shtunën e 18 marsit, për gënjeshtrën që ia bëri popullit për vite të tëra për “Zajednicën”.

“Albin kërko falje për tërë vitet që na ke quar dëm për kauzat e tua. E ke shkatërruar shtetin, madje edhe ke bërë që të humbin jetën edhe 3 aktivistë të partisë tënde, për kauzat e tua.
Vetëmenaxhimi është ndërrim i emrit të “Zajednicës”, ashtu siç kanë ndërruar qëndrimet dhe bindjet e Kurtit për çdo ditë të lume. Dorëheqja është e pamjaftueshme tani, pasi që shumë vite kemi shkuar mbrapa si shtet me politikat e dëmshme të Mr.Kurtit, në opozitë dhe tani në pushtet”, ka shkruar Kadriaj.

Tutje sekretari i PDK’së në Zvicër, tha se çdokush mbahet mend për diçka, ndërsa Kurti për Zajednicën dhe keqqeverisjen.

“Çdo kush mbahet mend për diçka, veç Albin Kurti do të mbahet mend për Zajednicën dhe për mashtrimin e keqqeverisjen. Dobët shumë dobët Albin. Dorëhiqu më mirë e na shpëto edhe neve nga ti”, ka shkruar në fund Kadriaj. /gazetametro.net

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë