Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga qyteti i Ferizajit ka plagosur veten aksidentalisht.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe njësitet kompetente po meren me rastin.
“Ferizaj 03.09.2017- 16:30. Viktima femër K-Shqiptare (fëmijë) është vet-plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet kompetente janë duke u marre me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë./gazetametro.net