Loading…

‘Veteran të luftës së Serbisë’, arrestohen dy serb në veri: Posedonin kartelë të akademisë për siguri, thika, shufra hekuri e narkotik

  • 31/05/2023 | 10:14

‘Veteran të luftës së Serbisë’, arrestohen dy serb në veri: Posedonin kartelë të akademisë për siguri, thika, shufra hekuri e narkotik

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas të Serbisë në veri të vendit, të cilët posedonin pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste e dokumente të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të plotë nga policia në veri të vendit janë arrestuar dy burra shtetas të Serbisë të martën në mbrëmje, të cilët posedonin dokumentacione si kartelë të akademisë për siguri e Serbisë dhe të veteranëve të luftës së Serbisë. gjithashtu gjesende të ndaluara si shufra hekuri, narkotik, çekan e maskë kamuflazhi.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të
veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa
të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit
të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë
maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione  etj.

Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për
veprime të dhunshme janë:
-një (1) shufër metalike (policore),
-një (1) maskë kamuflazhi,
-disa thika,
-disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
-disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
-telefona celularë,
-sprej të ndryshëm,
-sfera metalike,
-lidhëse plastike,
-një (1) automjet,
-një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
-një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
-një (1) çekan etj.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është
caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie

Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët
e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të
kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.​/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë