Loading…

Veteranët amerikanë shpëtuan afganin që ndihmoi në misionin e shpëtimit të Biden më 2008’n

  • 12/10/2021 | 15:27

Veteranët amerikanë shpëtuan afganin që ndihmoi në misionin e shpëtimit të Biden më 2008’n

Përkthyesi afgan që kishte ndihmuar të shpëtonte Presidentin Amerikan Joe Biden dhe dy ligjvënës të tjerë amerikanë në 2008’, ja doli të evakuohet me ndihmën e vullnetarëve amerikanë dhe afganë që po punojnë të nxjerrin amerikanët dhe aleatët e ngujuar në Afganistan, transmeton Gazeta Metro.


Aman Khalili dhe familja e tij u arratisën nga Afganistani duke kaluar në Pakistan javën e kaluar, i ka thënë vet ai gazetës amerikane The Wall Street Journal. Pasi u fsheh nga Talibanët për javë të tëra nën kujdesin e organizatave të ndryshme vullnetare, një grup i veteranëve ushtarak kontrabanduan ish përkthyesin amerikan dhe familjen e tij përmes pikave të kontrollit të Talibanëve.

Tregimi i Khalil doli në lajme pasi që ju lut Biden ta ndihmoj që të shpëtoj familjen. Khalil, mbeti në Afganistan në mëshirën e Talibanëve pasi që amerikanët u tërhoqën me 31 gusht, dhe mbetën prapa mijëra aleatë amerikanë, mbajtës të vizave speciale të imigrimit dhe shtetas amerikanë.

Pasi tregimi i Khalili doli në WSJ me 31 gusht, ai u mbulua me oferta për ndihmë nga vullnetarë në Afganistan, po ashtu ju ofrua ndihmë nga Administrata Biden. Megjithatë, me gjithë zotimin e Shtëpisë së Bardhë se “do të të nxjerrim nga atje” siç ishte shprehur zëdhënësja Jen Psaki me 1 gusht, siç ka raportuar gazeta administrata Biden ishte shumë pak e përfshirë në shpëtimin e Khalili nga Afganistan.

Shtytësit kryesor të misionit për të shpëtuar Khalili, gruan dhe pesë fëmijët e tij ishin veteranët amerikanë nga Arizona që kanë punuar me përkthyesin në operacionin e 2008’s ku shpëtuan senatorët e ngujuar.

Megjithëse një varg njerëzish të profilit të lartë dhe zyrtarësh amerikanë thanë se do të provonin ta evakuonin, ishte një grup i udhëhequr prej një amerikani me prejardhje afgane që ka punuar si linguist me forcat elite amerikane në Afganistan që kreu operacionin në terren dhe nxori Khalili me siguri nga vendi.

“Pas 144 orës të vozitjesh natën e ditë dhe kalimin e aq shumë pikave të kontrolli, familja ime aq e frikësuar arriti në një lloj parajse mund të them” i ka thënë ai WSJ. “Afganistani është ferr”.

13 vite më parë në Afganistan asokohe senatorët Joe Biden, John Kerry dhe Chuck Hagel gjatë udhëtimit me helikopter ishin ballafaquar me një stuhi me borë që ju pamundësoi fluturimin dhe i detyroi të aterrojnë në një zonë të rrezikshme. Forcat speciale amerikane intervenuan shpejt dhe ja dolën të evakuojnë senatorët e ngujuar. Khalil ishte pjesë e ekipit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë