Loading…

Veteranët e Drenicës: Jemi të gatshëm nëse na thërret atdheu

  • 09/12/2016 | 10:21

Veteranët e Drenicës: Jemi të gatshëm nëse na thërret atdheu

Ndërtimi i një muri pran urës së Ibrit në Mitrovicë ka tensionuar situatën në vend. Sot Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skenderaj, ka reaguar ndaj vendosjes së murit në veri të Mitrovicës, duke thënë se kjo është një ndarje e qytetit.

Ata kanë paralajmëruar se do të jenë të gatshëm që të kontribuojmë për atdheun dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Reagimi i plotë:

Kryetari i degës Emin Lati, kryesia dhe anëtarësia e gjerë e OVL-së, duke e parë situatën aspak të mirë në veri të Mitrovicës, që ende pa u hequr mirë shenjat e të ashtuquajturit “Park Lirie”, aty po ndërtohet-betonohet muri, i cili në një mënyrë ose tjetrën po e ndanë qytetin, si dhe po na shton dyshimin e një rezultati negativ të ekipit të bisedimeve me Beogradin.

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skënderaj, mbështet fuqishëm komunikatën e Kryesisë Qendrore të OVL të UÇK-së.

Ne ashtu siç ishim gjatë luftës së lavdishme çlirimtare, prapë do të jemi në shërbim të popullit e të atdheut, si dhe, do të jemi të gatshëm që të kontribuojmë për atdheun tonë dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Nëse na thërret atdheu, ne nuk do të kursejmë asgjë.

Veteranët e Skënderajt, përkrahin çdo vendim të Kryesisë Qendrore, për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Skënderaj, 08.12.2016

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së

Dega në Skënderaj

Emin Lati, Kryetar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë