Loading…

Veteranët e LDK’së synojnë edhe nga një mandat nëpër Komuna

  • 10/06/2021 | 15:55

Veteranët e LDK’së synojnë edhe nga një mandat nëpër Komuna

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku gjatë ditës së djeshme ka preazntuar edhe tetë kandidatë për kryetarë komunash, e ajo që bie në sy janë disa nga “veteranët” e kësaj partie që synojnë edhe nga një mandat, shkruan gazeta Metro.


Fjala është për Gazmend Muhaxherin i cili synon mandatin e katërt në këtë zgjedhje, pastaj Imri Ahmeti në Lipjan që kërkon mandatin e tretë,  Xhafer Tahiri në Vushtrri mandatin e dytë, Sokol Haliti në Viti kërkon nga qytetarët mandatin e tretë dhe Burim Berisha në Fushë Kosovë, që udhëheqë këtë komunë që nga 2007.

Kujtojmë, që LDK’ja dje ka mbajtur mbledhjen e rregullt e Kryesisë të udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku, ku ka prezantuar tetë  kandidatët për kryetar komunash.

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave: 

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama;
Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni;
Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri;
Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala;
Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri;
Përvec zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë