Loading…

Veteranët ndajnë mirënjohje për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

  • 30/03/2017 | 16:16

Veteranët ndajnë mirënjohje për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Përfaqësues të organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë ndarë sot mirënjohje për kirurgun e njohur Bajram Rexhepi, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë për çështje kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm të tij gjatë luftës.

Hysni Gucati, transmeton kp, kryetar i veteranëve të luftës së UÇK-së, ka thënë para të pranishmëve se Bajram Rexhepi është shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdhe.

“Nuk e kemi ndërmend t’i harrojmë doktorët. Përkushtimi dhe vepra e doktor Bajram Rexhepit, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet gjithandej Kosovës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë, se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe”, tha Gucati.

Ndërkaq, Bajram Rexhepi, duke u shprehur i lumtur për mirënjohjen e dhënë nga bashkëluftëtarët, tha se përkundër shumë mirënjohjeve, kjo është më e dashura për të, të cilën do ta mbaj me krenari.

“Në karrierën time kam marr shumë mirënjohje, vendore e ndërkombëtare, por pa demagogji them se kjo është mirënjohja më e dashur për mua e cila vërtetë më bën nder. Ndoshta se vjen nga bashkëluftëtarët, me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë gjatë dhe pas luftës. Jam i sigurt se këtë mirënjohje do ta mbaj me shumë krenari”, ka thënë mes tjerash Rexhepi.

Mirënjohja iu nda në hapësirat e spitalit rajonal të Mitrovicës prani të shumë kolegëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë