Loading…

Veteranët për ‘çaj e fara’ te muri

  • 16/12/2016 | 19:28

Veteranët për ‘çaj e fara’ te muri

Veteranët e Luftës kanë inspektuar murin e ndërtuar në urën e Ibrit në Mitrovicë.


Të prirë nga nënkryetari i Organizatave të Luftës Nasim Haradinja, ata kanë deklaruar se vizita e tyre është spontane dhe kanë ardhur në Mitrovicë për të pirë çaj e për të shëtitur lirshëm në qytetin verior të vendit, raporton KTV.

Në mënyrë që të parandalohet ndonjë incident, një numër i madh i Policisë së Kosovës është përqendruar rreth murit.

Ndërkohë, në Prishtinë Iniciativa Qytetare për Veprim ka ndërtuar një mur simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Muri, ndonëse i pabetonuar, është vendosur para zyrës së BE-së, pasi Iniciativa lë përgjegjëse kryesore për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë Bashkësinë Ndërkombëtare.

Një mur të tillë javën e ardhshme do ta vendosin para Qeverisë së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë