30 dhjetori është edhe dita që nderon kontributin dhe sakrificën e veteranëve të luftës. Kjo ditë do të shënohet sot edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Pikërisht prej kësaj organizate është lajmëruar që sot në orën 19:00 në Prishtinë do të shënohet kjo ditë.
Ndryshe, veteranët po kërkojnë një ligj për UÇK-në, përmes së cilit do të mbrohet lufta si një gjë e shenjtë dhe me vlerë kombëtare.