Loading…

Veteranët thonë se durimit po i vie fundi

  • 24/01/2017 | 18:54

Veteranët thonë se durimit po i vie fundi

Durimit po i vie fundi dhe paralajmërimi për gjendje gatishmërie, kanë qenë kërcënimet që OVL e UÇK’së kanë radhitur, pas mbajtjes së Ramush Haradinaj në Francë dhe bisedimeve me Serbinë që pritet të mbahen sot.


Sipas tyre, çdo vendim për Komandantin Ramush Haradinaj, përpos lirimit të tij të pa kusht, është i padrejtë dhe i papranueshëm.

“Që nga ndalimi i tij në Francë, ne jemi vënë në gjendje gatishmërie. Ne ftojmë të gjithë faktorët vendimmarrës, që të mos provokojnë destabilizim dhe të mos e nënvlerësojnë fuqinë dhe aftësinë tonë për të menaxhuar çdo situatë me të cilën mund të përballemi. Durimit po i vie fundi”, thuhet në komunikatën e veteranëve.

Madje, ata konsiderojnë se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë është gabimi më i madh që qeveria ka bërë që nga paslufta.

“Konsiderojmë se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel, në situatën në të cilën gjendemi, është gabimi më i madh që qeveria jonë e ka bërë prej pasluftës”, thuhet tutje.

Sipas tyre, ata që po vazhdojnë bisedimet për demarkacionin, që ata e kanë quajtur falje të territorit, do ta bartin vulën e tradhtisë sipas tyre.

“Të gjithë protagonistët e tentativës për faljen e territorit të Kosovës, do ta bartin vulën e tradhtisë brez pas brezi”, thonë ata. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë