Loading…

Veterinari gjatë një beteje ‘të dëshpëruar’: Ndihmon gjitarin që ishte qëlluar 130 herë

  • 22/09/2019 | 20:02

Veterinari gjatë një beteje ‘të dëshpëruar’: Ndihmon gjitarin që ishte qëlluar 130 herë

Një veterinar britanik luftoi në mënyrë të dëshpëruar për të shpëtuar një orangutan që ishte qëlluar 130 herë, transmeton Gazeta Metro.


Paul Ramos, nga Stratford Upon Avon, ishte në Borneo për të parë gjendjen e kafshëve të rrezikuara dhe punën që bëhej nga bamirësit për t’i shpëtuar.Ndërsa atje ai u ndesh me një orangutan të ri që ishte sulmuar brutalisht pranë një plantacioni të vajit të palmës.

Gjitari u gjet duke u ngjitur në një degë dhe kur u soll te veterineri për trajtim – doli që ai ishte qëlluar 130 herë.

Ramos tha që ai kurrë nuk do të jetë i njëjtë pas incidentit zemërthyer.Ai i tha BBC se: “Ajo që ndodhi në këtë natë ndryshoi jetën time.Ne kemi marrë një telefonatë nga Rangers park. Kishte një orangutan të plagosur të gjetur jashtë një plantacioni të vajit të palmës.Ishte e qartë që po vdiste dhe ne mund të jemi vonë.Në atë natë pashë gjëra të tmerrshme për të cilat ne (njerëzit) jemi në dijeni,por në të njëjtën kohë pashë njerëz të mahnitshëm që bënin gjëra të jashtëzakonshme për të shpëtuar këto kafshë të mrekullueshme.Këto janë kafshë me emocione, histori dhe familje”.

Shifrat alarmante të reja tregojnë se popullsia orangutane po bie me 25 çdo ditë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë