Loading…
Vetëvendosja bllokon objektin e KQZ’së: Nuk po mundemi të marrim para nga fondi shtetëror
  • 19/03/2019 | 14:32

Vetëvendosja bllokon objektin e KQZ’së: Nuk po mundemi të marrim para nga fondi shtetëror

Lëvizja Vetëvendosje pas shumë kohësh ju është kthyer rrugëve, LVV ka mbajtur një aksion sot para zyrës së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), për mosfunksionalizimin e saj, transmeton Gazeta Metro.


Lëvizje Vetëvendosje përmes këtij aksioni para KQZ, ka akuzuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, për bllokimin e këtij institucioni.

37 asamblistë dhe një deputete ende nuk kanë marrë detyrën nga KQZ sipas deputetutës të VV’së, Drita Millaku.

Millaku tha se 13 subjekte politike nuk mund të marrin fondet shtetërore.

“Gjatë këtij viti KQZ-ja do të duhej të bënte shumë punë, 37 asamblistë s’kanë mundur ta marrin detyrën. 1 deputete është paralizuar sepse KQZ-ja sepse nuk ka emëruar të cilën kanë marrë vendim për këtë. Nga bllokimi i KQZ, 13 subjekte nuk mundë marrin nga fondi shtetëror”, tha Millaku.

Dy subjeketet opozitare, LDK dhe VV janë ankuar për bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë