Loading…

Vetëvendosje, AAK e Nisma, kundër idesë së Veselit

  • 04/01/2017 | 13:44

Vetëvendosje, AAK e Nisma, kundër idesë së Veselit

I pari i PDK’së dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kohë më parë kishte paralajmëruar një tryezë në të cilën do të merrnin pjesë liderë të partive politike, në tentim për të zgjidhur çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 


Këtë tryezë, Veseli e kishte paralajmëruar për janar, duke mos dhënë datë të saktë se kur do të mbahet.

Por, opozita e ka kundërshtuar inicimin e kryeparlamentarit Veseli, duke thënë se nuk dëshirojnë të bisedojnë për temat që i bëjnë dëmë Kosovës.

Shkodran Hoti, nga zyra për media e Vetëvendosjes, ka thënë  për Gazetën Metro se edhe pse nuk i është dërguar ndonjë ftesë zyrtare  VV’së nga Veseli rreth organizimit të tryezës, diskutimi rreth dy projekteve që direkt cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, është absurd.

“Ideja e një tryeze të tillë nga Kadri Veseli është absurde. Siç edhe është paralajmëruar, qëllimi i tryezës është diskutimi i dy marrëveshjeve: “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi, pra dy projekteve që direkt cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, dy marrëveshje antishtetërore e antikombëtare”, ka thënë Hoti.

VV e kosnideron ftesën e Veselit si dorëzim të pushtetit kundruall Listës Srpska, e cila tash e një kohë e ka rritur presionin ndaj institucioneve tona për themelimin e “Zajednicës”.

“Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj loje të Kadri Veselit, madje e kundërshtojmë siç edhe kemi bërë deri më tani, çdo tentim për ta rikthyer këtë projekt të Serbisë në Kosovë. Pra, “Zajednica” është një projekt që është bosnjëzues, është dëshmuar si marrëveshje që shkel 23 aktin më të lartë juridik të vendit nga Kushtetuesja, dhe si e tillë nuk do të lejohet që të ecë tutje, ka theksuar Hoti.

“Fajtori për zvarritjen e këtij procesi dihet, dhe ajo është Qeveria e Kosovës, e cila në vend të zgjidhjes ofron kokëfortësi e arrogancë, dhe jo vetëm në këtë rast”.

Njëjtë do të veprojnë edhe AAK e Nisma, të cilët e kundërshtojnë kategorik iniciativen e Veselit.

Zyrtarë të AAK’së kanë thënë se nuk do të jenë prezent deri sa versioni aktual i demarkacionit është në diskutim dhe poashtu Asociacioni qe është rrëzuar nga Kushtetuesja.

Sekretari organizativ i Nismës për Bilall Sherifi, ka thënë për Gazetën Metro, se nuk ka kuptim të organizohet një gjë e tillë, duke thënë se është punuar për muaj të tërë pikërisht për këto tema.

“Nuk ka asnjë kuptim të fillojmë tryeza të reja pa i dhënë njëherë një epilog tryezës në të cilën pozitë dhe opozitë kemi punuar për muaj të tërë pikërisht për këto tema. Për aq sa kemi dëgjuar temat janë të njëjtat, vetëm se kësaj radhe organizatori i tryezës paska ndryshuar. Kjo i bie, u bë çka u bë me tryezën tjetër, hajde t’ia fillojmë nga fillimi. Ne nuk mendojmë se duke filluar nga fillimi një proces të ri bisedimesh me të njëjtët aktorë dhe të njëjtat tema do të mund të prodhohej rezultat tjetër nga që prodhoi tryeza e parë e organizuar nga Naim Rashiti dhe amabasadat e Quintit plus ajo e Zvicrës dhe e Norvegjisë”.

“Koha është që tani të gjithë të kthehemi te Sovrani dhe ai te vlerësojë secilën parti se a ka punuar ne interes te vendit apo ne interes te tyre partiak dhe personal, koha për takime me njeri tjetrin ka kaluar, tani është koha për takim me Sovranin”, ka thënë Sherifi.

Së fundi, Veseli kishte thënë se temat si Asociacioni, Demarkacioni, dhe dialogu me Serbinë nuk janë çështje qe duhet të ndahen në pozitë dhe opozitë. Ai ka ftuar opozitarët qe të kenë rol aktiv në çështjen e dialogut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë