Djali i atdhetarit Ukshin Hoti, Andini ka reaguar përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, se Lëvizja Vetëvendoje ka fshirë grafitët me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”.
Ai, këtë po e quan kulm të marrëzisë.
Hoti, ka shkruan se si Vetëvendosje po e keqpërdor një tragjedi familjare për kauzën e saj politike.
Lexojeni të plotë reagimin e djalit të Ukshin Hotit
KULMI I MARRËZISË!
Vetëvendosje fshin grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”
Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit.
Ju s’keni TURP!
S’ka shumë kohë kur deklaronit se ju e ndiqni platformën e Ukshin Hotit, ndërsa sot po ju pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti?”
Apo s’po mund ta përdorni edhe më tutje emrin e tij dhe tani vazhdoni me Astritin, një djalë fatkeq vdekjen e të cilit e keni kthyer në kauzë politike.
Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu, apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj!
Jo pak herë më keni sulmuar në mënyrë indirekte për interesat Tuaja politike, por ato i kam kaluar si hesape të lojës politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme!