Loading…

Vetëvendosje: Dardan Molliqaj u kërcënua me jetë

  • 07/05/2017 | 14:48

Vetëvendosje: Dardan Molliqaj u kërcënua me jetë

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është kërcënuar sërish sekretari organizativ i kësaj Lëvizje, Dardan Molliqaj. 


Deputetët e kësaj partie, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca akuzuan edhe një herë pushtetin për përndjekjen që po u bëhet aktivistëve të tyre, duke thënë se policia nuk po vepron sa duhet lidhur me ndëshkimin e këtyre rasteve, përcjell gazetametro.net.

Konjufca tha se është tentuar vrasja e Molliqajt, në sulmin ku më i lënduar mbeti aktivisti Agron Kabashi.

Në këtë rast ata kanë paraqitur edhe video të natës kur u sulmua Molliqaj, që ishte i shoqeruar nga aktivisti i kësaj Lëvizjeje, Agron Kabash, i cili edhe pësoi më shumë.

Sipas tyre, kjo video dëshmon kërcënimet dhe sulmin, e përcjelljen që ju bë Molliqajt.

Haxhiu tregon lidhur me një mesazh që i ka shkuar Molliqaj, ku thuhet se ata po e mbikëqyrin Molliqajn.

“Kanë kaluar afër dy muaj kur ka ndodhur tentim sulmi ndaj Molliqaj, nuk kemi asnjë veprim, kjo çështje është zbehur në tërësi”, tha Haxhiu.

Kurse, Konjufca tha se këto po bëhen me qëllim që Vetëvendosje të persekutohet sepse janë të përcaktuar për ta luftuar krimin në Kosovë.

“Saherë që Vetëvendosje ka paraqitur raste të shtetit të kapur të Kosovës, nga krerët të lartë të PDK’së, nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë, shpesh pas 24 orësh nuk kanë rreshtur kërcënimit”, tha ai, përcjell gazetametro.net

Ai deklaroi që kërcënimet sa po vinë e shtohen, kjo sipas tij, sepse tashmë qytetarët e dinë kush po e keqpërdorë shtetin, buxhetin e tij, dhe po manipulon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë