Loading…

Vetëvendosje do jetë e pranishme në seancën për Deharin

  • 19/12/2016 | 17:36

Vetëvendosje do jetë e pranishme në seancën për Deharin

Ndonëse sot Lëvizja Vetëvendosje, vendimin e seancës për Astrit Deharin, e quajti në kundështim me rregullorën e Kuvendit, këta të fundit do të marrin pjesë në seancë, pasi e shohin të domosdoshme.

Zyra për informim e kësaj Lëvizje i ka thënë gazetametro.net, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të marrin pjesë në seancë përkundër thirrjes hipokrite qysh e quajnë ata të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

“Duke e ditur që i njëjti ka pamundësuar dy seanca përmes presionit të deputetëve me tërheqje nënshkrimesh na bën të qartë se kjo iniciativë nuk ka asgjë të sinqertë dhe nuk po trajtohet si obligim i Kuvendit”, tha Tinka Kurti nga zyra për informim e VV-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë