Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se partia e tij nuk bëjnë pazare me Listën Serbe, por se ata nuk ua ndalojnë të votojnë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.
Selimi duke pranuar se tani opozita nuk ka votat e mjaftueshme momentale për të rrëzuar qeverinë, sipas tij ata nuk bëjnë pazare me Listë Serbe për rrëzimin e qeverisë aktuale, por as nuk i ndalojnë ata që të mos votojnë për rrëzimin e saj, njofton gazetametro.net.
“Ne nuk bëjmë kalkulime e as pazare me Listën Serbe. Kjo nuk është efektive as parimore, pasi ajo dëshiron ta rrëzoj Qeverinë e Kosovës për arsye se kjo e fundit ka vendosur një taksë prej 10% për mallrat serbe.Në momentin kur partitë opozitare vendosin të iniciojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, ne nuk ua ndalojmë deputetëve serb të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, por nuk duhet të lejojmë që ata të jenë përcaktues dhe të determinojnë procesin”, tha Selimi në RTV Dukagjini.
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se fatkeqësia e Kosovës është se Lista Serbë ishte përcaktuese për votimin e qeverisë aktuale, njofton gazetametro.net.
Sipas tij Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës përfaqëson politikat e Serbisë dhe Vucic’it e jo të serbëve të Kosovës./gazetametro.net