Loading…

Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e sotme ku do të votohet Qeveria Hoti

  • 03/06/2020 | 10:58

Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e sotme ku do të votohet Qeveria Hoti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Arbërie Nagavci ka thënë Vetëvendosja do të marrë pjesë në seancë e sotme ku do të votohet qeveria Hoti, shkruan Gazeta Metro.


Nagavci këtë seancë e ka quajtur, seancë të turpit dhe se me anë të saj po tentohet të deformohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, i 6 tetorit 2019.

Ajo më tej, ka thënë se deputetët e partisë së saj, nuk do të bëjnë veprime siç jemi mësuar t’i shohim sa herë që në vend ka krizë politike.

Ttuje ajo tha se ndojehet e lumtur që pjesë e ktij turpi siç e ka quajtur ajo, nuk do të bëhet pjesë e as Vjosa Osmani.

“Kjo seancë është seancë e turpit, dhe unë jam e gëzuar që zonja Osmani nuk do të bëhet pjesë e këtij turpi. As unë s’mund të jem pjesë e këtij skenari të trupshëm”, ka thënë Nagavci.

Ndryshe, Vjosa Osmani më herët deklaroi se në seancë do të merret vesh nëse do ta drejtojë ose jo./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë