Loading…

Vetëvendosje dorëzon dëshmi në Gjykatën Themelore

  • 02/12/2016 | 10:25

Vetëvendosje dorëzon dëshmi në Gjykatën Themelore

Dëshmitë e reja që ka paraqitur dje Lëvizja Vetëvendosje për pafajësinë e aktivistëve të saj, të cilët sipas tyre po akuzohen për terrorizëm dhe po mbahen në paraburgim padrejtësishtë janë dorëzuar sot edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Aktivistë të kësaj lëvizje janë duke qëndruar para kësaj gjykate dhe po kërkojnë lirimin e tyre.

“Lironi të burgosurit politik” është mbishkrimi në pankartat e tyre, raporton gazetametro.net.

“Ne deri më tani nuk i besojmë sistemi gjyqësor sidomos për këtë rast. Se jemi dëshmitar që prokuroria nuk e ka asnjë provë të vetme që aktivistët tanë kanë dorë në këtë sulm”, tha Valdrin Ahmeti nga kjo lëvizje.

Dosjen e njëjtë Vetëvendosje  do ta dorëzojë edhe tek Prokuroria Speciale.

Janë pesë aktivistët e kësaj lëvizje  Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, dhe Petrit Ademi, të cilët vazhdojnë të jenë në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Vetëvendosje mendon se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur një absurditet që është përsëritur në dallimet në masa të ndryshme përkundër dyshimit të njëjtë për pesë aktivistët.

Vetëvendosje përmes një konference për media, paraqiti dje një videoje se të pestë aktivistët e saj në natën kur ka ndodhur sulmi ndaj kuvendit për të cilin ata dyshohen, nuk kanë qenë fare në atë pjesë, mirëpo kanë qenë dikund tjetër për çka edhe kanë alibi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë