I pari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në një fjalim të mbajtur me rastin e ditës së flamurit ka treguar se këtë 28 nëntor kjo lëvizje ia kushton aktivistit të tyre të ndjerë, Astrit Deharit.
Ai këtu përsëriti se Dehari po mbahej në burgun e Prizrenit nën akuza të montuara. Ymeri ndër tjerash tha Astrit Dehari sot nuk është vetëm një aktivist i Vetëvendosjes, vetëm familjar apo vetëm burrë i dikujt, por ai sipas Ymerit është shumë më shumë se kaq.
“Astriti sot është e vërteta e këtij shteti, e këtij regjimi politik, Astriti e dëshmoi se di duhet të angazhohemi për këtë vend, e në anën tjetër se si regjimi në Kosovë i instaluar në krye të institucioneve që e ka kapur shtetin i trajton kundërshtarët e tij.”, tha Ymeri shkruan gazetametro.net
“Pra, një regjim antipopullor natyrisht se do të jetë brutal me popullin e tij’’, theksoi Ymeri.
Ai në fund përmendi edhe se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë më të dobëtat që nga shpallja e pavarësisë./gazetametro.net