Loading…

Vetëvendosje ia merr AAK’së Ali Lajçin

  • 17/05/2017 | 18:25

Vetëvendosje ia merr AAK’së Ali Lajçin

Ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi pritet që brenda pak orësh ta zyrtarizojë kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.


Këtë e ka konfirmuar vetë Lajçi në një prononcim për Telegrafin.

“Po jemi në biseda jemi shumë afër. Brenda pak orësh do të jetë zyrtare”, ka thënë Lajçi. Ali Lajçi ka qenë kandidat për deputet i AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Lajçi ishte edhe anëtar i komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai kohët e fundit ka qenë kundërshtues i madh i versionit qeveritar për demarkacionin me Malin e zi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë