Loading…

Vetëvendosje insiston që të ndërpriten hetimet  

  • 11/11/2016 | 13:26

Vetëvendosje insiston që të ndërpriten hetimet  

Hetimet për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit po vazhdojnë të mos jenë të besueshme nga Lëvizja Vetëvendosje. Përmes një konference për media, deputetja e kësaj lëvizje Albulena Haxhiu, ngriti dyshimet se Prokuroria dhe Policia e Kosovës janë duke ndërtuar rastin siç ata po duan.

Për herë të dytë kjo lëvizje po kërkon që të ndrëpriten hetimet e rastit të Astritit, pasi që ato sipas VV-së, janë duke u administruar në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Mbrëmë hetuesia ka vendosur që xhirimet e burgut të publikohen në media. Pse ka nevojë hetuesia dhe prokuroria të bëjnë propagandë në media. Publikimi i gjurmëve flet zëshëm për rast të qëllimshëm”, tha Haxhiu në këtë konferencë.

Për Vetëvendosjen e cila edhe sot kërkoi ndërprerjen e hetimeve është e papranueshme që ato të kryhen nga ‘policia e Nexhmi Krasniqit’ e institucionet e tjera ‘të prontos’ siç i quajtën ata.

“Për shkak se këta njerëz që merren me hetime janë të përfshirë në skandale, ne kemi kërkuar që hetimet për rastin të ndërpriten. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga institucionet e Kosovës për kërkesën tonë dhe të familjes”, tha Haxhiu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë