Loading…

Vetëvendosje: Jemi gati për ta qeverisur Kosovën

  • 09/06/2017 | 19:21

Vetëvendosje: Jemi gati për ta qeverisur Kosovën

Foto:Ilustrim

Në tubimin elektoral të Shtimes, nënkryetari i VV-së dhe kandidati për deputet, ka thënë se VV është e gatshme që të vendosin vijë të kuqe krimit dhe korrupsionit dhe të gatshëm për ndryshimin.


“Shteti zhvillimor, prej një tregtie që tregton mallra të huaj, në një ekonomi që prodhon dhe punëson, eksporton, rivitalizon Trepçën dhe bën KEK-un ndërmarrje të suksesshme. Pra prej një ekonomie për pushtetarë në një ekonomi për qytetarë”, ka qenë zotimi i Sejdiut në lidhje me ekonominë në tubimin e mbajtur në Shtime, përcjell zyra për informim e kësaj partie.

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet, Shpend Ahmeti, në tubimin elektoral të Shtimes, ka thënë se përkrahja nga populli ka ardhur si rezultat i asaj që VV në vazhdimësi e ka dashur popullin.

“Na e kemi dashtë e duam dhe do ta duam popullin se jemi vetë qytetarë të kësaj Republike”, ka thënë Ahmeti në Shtime.

Ahmeti ka thënë se shumë mërgimtarë i kanë shkruar nga diaspora, të cilët i kanë thënë se po nisen drejt Kosovës për të përkrahur VV-në.

Kandidati për deputet, Faton Topalli, ka thënë aty se ndihet i nderuar që është pjesë e listës së VV-së.

“Të dashur mërgimtarë që keni kontribuar që jepni për ne dhe Kosovën më shumë se të gjitha rrogat dhe pensionet që jep shteti i Kosovës ju premtojmë se nuk do të paguani më doganë taksën e gjelbër. Qeveritarët nuk ju deshën, por qytetarët e Kosovës ju duan shumë, ju duan me zemër”, tha ai në tubimin e sotëm.

Topalli iu ka bërë thirrje votuesve të partive të tjera që janë të pakënaqur me qeveritë e pasluftës që të bashkohen me VV-në, teksa ka shtuar se qeverisja e VV-së do të jetë qeverisje e të gjithë qytetarëve pa dallime partiake.

Kandidatja për deputete, Nazlie Bala, ka thënë se me qeverisjen e VV-së, ata që kanë vjedhur shtetin do të përfundojnë në burg.

“Me Vetëvendosje synojmë shtet pa korrupsion, shtet pa kriminelë. Kosova nuk i takon asnjë klani, por është e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Nazlie Bala në këtë tubim, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kandidatja për deputete, Shqipe Pantina, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Shtimes të mbështesin VV-në dhe Albin Kurtin si kryeministër.

Pantina ka thënë se VV e ka programin më të mirë, i cili mund ta nxjerrë vendin nga gjendja ku është katandisur.

“Ne besimin tuaj do ta kthejmë në veprim”, iu ka premtuar Pantina qytetarëve të Shtimes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë