Loading…

Vetëvendosje ka bërë punësime politike më shumë se të tjerët

  • 09/01/2017 | 14:09

Vetëvendosje ka bërë punësime politike më shumë se të tjerët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, duke folur për korrupsionin, nepotizmin dhe punësimet politike nëpër institucione, dhe akuzat ndaj partisë së tij për këto fenomene, ka thënë se këto janë akuza të partive opozitare, të cilat nuk janë aspak pa mëkate në këto dukuri.


Veseli në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se, pikrisht Vetëvendosje e cila është më e zëshmja në akuza ndaj PDK’së, vetëm në Komunë të Prishtinës ka kryer 260 punësime politike.

“Akuzat janë tepër politike nga parti të caktuara të cilat deri në fyt janë zhytur në veprimtari të tilla nepotiste dhe korruptive dhe mundohen ta akuzojnë Partinë Demokratike të Kosovës, por nuk do të kenë sukses sepse qytetarët na njohin neve të gjithëve. E dinë edhe se kush ka punësuar familjarë të vetë e çdo ditë nga opozita flet për nepotizëm e ndërkohë 90 përqind prej tyre kanë pasur përgjegjësi institucionale”

“Më vjen keq të them, janë gjëra të cilat mund t’i prekni edhe këtu ku unë jam, shikoni se a ka ndonjë punësim nepotik, edhe unë kam familje se vetëm 1.7 milionë banor jemi në Kosovë, por asnjë të punësuar këtu se kam. Po ku ka punësime më të mëdha partiake se që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje. 260 persona i ka punësuar në një komunë, jashtë ligjit, është një epidemi e cila është mendua se nuk do të vërehet këto 17 vite?!”, ka thënë Veseli, duke shtuar se ajo çfarë duhet bërë është të merren masa adekuate në përputhje me ligjin në interes të qytetarëve.

Duke folur për punën e tij në krye të Kuvendit, Veseli ka thën se nuk e ka pasur të lehtë udhëheqjen e këtij institucioni, aq më shumë që për të e rëndë ka qenë mënyra se si disa deputetë të opozitës janë sjell me institucionin që ai përfaqëson dhe me vetë personalitetin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë