Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës kanë bllokuar për disa minuta foltorën e Kuvendit, duke mbajtur në dorë një parrollë me mbishkrimin “Drejtësi”, duke kërkuar kështu drejtësi për Astrit Deharin, i cili vdiç në burgun e Prizrenit.
Ishte Visar Ymeri ai i cili mbajti fjalimin dhe shprehu pakënaqësit e VV-së në lidhje me vonesat e zbardhjes së rastit të vdekjes së Astritit.
Ymeri tha se vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e institucioneve të Qeverisë së Kosovës.
“Jemi në ditën e dhjetë kur ka vdekur Astrit Dehari dhe nuk kemi kurrfarë përgjigje nga institucionet tona. Shteti duhet të jap përgjegjësi. Ky shtet i kapur dështoi, e fatkeqësisht edhe ky kuvend sot dështoi të jetë kuvend i cili i përgjigjet qytetarëve të Kosovës por u manipulua nga Kadri Veseli dhe shoktë e tij”, tha Ymeri./gazetametro.net