Loading…

Vetëvendosje kërkon zëvendësimin e Blerand Stavilecit

  • 02/12/2016 | 14:36

Vetëvendosje kërkon zëvendësimin e Blerand Stavilecit

Mungesa për katër muaj e Blerand Stavilecit në mbledhjet e Kuvendit Komunal të Prishtinës i kanë shtyrë këshilltarët komunal të Vetëvendosjes që të reagojnë dhe të kërkojnë zëvendësimin e tij.

Në një dokument që ka siguruar gazetametro.net, shihet se si Qëndron Kastrati, si  përfaqësues i grupit të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prishtinës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës Halim Halimi, që të inicoj procedurën për zëvendësim të anëtarit Blerand Stavileci.

“Bazuar në depozitat e nenit 37, paragrafi 37/2 lidhur me pikën c) të ligjit NR. 03/I-010 për vetëqeverisje lokale, anëtarit të Kuvendit të Komunës  përkatëse i përfundon mandati, ndër arsyet e tjera edhe me mungesën e tij për tre muaj rresht në mbledhjet e thirruara të Kuvendit të Komunës. Duke u mbështetur në këtë normë ligjore dhe shikuar në listat evidentuese të pjesmarrjes së anëtarëve të Kuvendit në mbledhjet e thirrura, anëtari i kuvendit të komunës së prishtinës z.Blerand Stavileci, del se i njejti ka munguar në mbledhjet e zhvilluara të kuvendit të komunës të datave 15.10.2015 dhe 15.01.2016. Pra anëtari i KK Prishtinë ka munguar në tri mbledhjet e thirrura rresht madje për një periudh kalendarike edhe më të gjatë se qe e ka paraqitur ligji NR 03/L-040 për vetëqeverisje lokale gjegjësisht 4 muaj kalendarik rresht”, shkruan në kërkesën e asamblistit Qendron Kastrati.

Duke u bazuar në këto dispozita Vetëvendosje ka kërkuar zëvendësimin e Stavilecit.

“Andaj, në cilësinë e përfaqësuesit të grupit të kuvendarëve të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, e përfaqësuar në KK të Prishtinës, kërkoj nga ju që të ndërmerrni veprimet e nevojshme për të bërë zëvendësimin e këtij anëtari të cilit i kapushuar mandati sipas fuqisë ligjore. Për këtë konsiderojmë se mungesa e këtij anëtari të kuvendit nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, duke pasur parasysh se mungesa e tij tejkalon të gjitha afatet ligjore për mungesat e justifikueshme nga anëtari i Kuvendit të Komunës”, thuhet në kërkesën e drejtuar nga Vetëvendosje.

Por, kryesuesi i Halim Halimi, sipas Vetëvendosjes nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Adonis Tahiri, nga zyra për informim e komunës së Prishtinës, thotë për gazetametro.net se kryesuesi nuk e ka marrë parasysh kërkesën edhe pse një e tillë është bërë qysh në fillim të muajit tetor.

Gazetametro, ka provuar të marrë përgjigje edhe nga kryesuesi Halim Halimi, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërsa sot gjatë mbledhjes së tetë të kuvendit Komunalë, në sallën e mbledhjeve është parë i pranishëm edhe Blerand Stavileci./gazetametro.net

stavilecii

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë