Loading…
Vetëvendosje kushtëzon LDK’në me postin e Kryeministrit, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme
  • 23/08/2019 | 17:35

Vetëvendosje kushtëzon LDK’në me postin e Kryeministrit, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri me rastin e aderimit të tij në Vetëvendosje, ka folur sot edhe për mundësitë e koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Bahtiri theksoi se e kanë kushtëzuar LDK’në, që kandidat për kryeministër të jetë Albin Kurti ndërsa dhe t’i drejtojnë edhe dy ministri, në të kundërtën nuk ka marrëveshje bashkëpunimi.

”Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. A e duan të gjithë apo jo është mendim i dikujt por ju garantoj se ky do ta udhëheq vendin me koalicion apo pa koalicion”.

”Ne jemi të hapur të bëjmë koalicion parazgjedhor vetëm me LDK’në për momentin, por me një kusht kryeministër Albin Kurtin. Dhe me një kushtëzim që Ministrinë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme s’ka kush që e prekë, janë të Albin Kurtit”.

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë