Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës ku do të diskutohen 24 pika të rendit të ditës.
Pjesë e kësaj seance do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse kishte paralajmëruar se do të bojkotonte ato derisa nuk u mundësohet që të mbahet një seancë ku do të diskutohej për vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari.
Pjesëmarrjen e tyre në seancë e ka konfirmuar për gazetametro.net, zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti.
“Po Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e sotme”, ka thënë Kurti.
Kurti nuk ka pranuar të komentojë nëse Vetëvendosje do të ndërmarr ndonjë veprim në seancë për të kërkuar që të diskutohet për rastin Dehari.
“Në seancë do të shohim, vetëm e di se do të marrim pjesë”, ka thënë Kurti. /gazetametro.net