Loading…

Vetëvendosje ndërhynë edhe në punën e Gjykatës Kushtetuese: Kërkon që mos të pranohet ankesa e Thaçit

  • 28/03/2020 | 20:48

Vetëvendosje ndërhynë edhe në punën e Gjykatës Kushtetuese: Kërkon që mos të pranohet ankesa e Thaçit

Vetëvendosje kërkon nga Gjykata Kushtetuese të mos e pranoj kërkesën e Thaçit për pezullimin e vendimit për lëvizje të kufizuar.


Lëvizja Vetëvendosje sot i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të deklarojë të papranueshme si dhe të refuzoj kërkesën për masën e përkohshme, për të cilën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë dhe pezullimin për lëvizjen e kufizuar të qytetarëve.

IndeksOnline ka siguruar dokumentin ku LVV i ka parashtruar Gjykatës Kushtetuese komente për këtë lëndë.

Në komentet e shkruara, nga shefi i grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi , ndër to, thuhet se Qeveria me nxjerrjen e Vendimit ka vepruar në tërësi në pajtueshmëri me nenin 15. Kufizimi I lirive dhe të drejtave themelore është bërë në qëllim të parandalimit të kanosjes së një rreziku serioz apo emergjencës që rrezikon shëndetin publik.

Në komentin e 10, LVV ka theksuar se GjEDNj e definon “emergjencën publike” si një situatë të krizës apo emergjencës e cila afekton të gjithë popullatën dhe përbën kërcënim ndaj jetës së organizuar të komunitetit.

“GjEDNj nuk nënkupton që kriza të jetë e përkohshme, por lejon që masat e ndërmarra të mbeten në fuqi edhe për periudha më të gjata”.

Tutje , në komente thuhet se “Presidenti në kërkesën e tij për caktimin e masës së përkohshme, të cilën e bazon mbi thëniet që: “ Zbatimi I Vendimit të Qeverisë do të shkaktojë dëme të pariparueshme dhe ndikim të drejtpërdrejtë në shkaktimin e pasojave juridike ligjore, financiare, ekonomike etj.nga pamundësia e ushtrimit të të drejtave themelore të njeriut, nuk tregon exempli cause ku një gjë e tillë do gjente vend dhe cilat do ishin ato dëme të pariparueshme që do shkaktoheshin me zbatimin e Vendimit të Qeverisë”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë