Loading…

VV në ndihmë Thaçit: Mos iu dorëzo presionit ndërkombëtar

  • 18/03/2017 | 11:22

VV në ndihmë Thaçit: Mos iu dorëzo presionit ndërkombëtar

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht, thuajse në secilin rast ka qenë kundër iniciativave të ish liderit të PDK’së, tani presidentit, Hashim Thaçi. Por, propozimi i këtij të fundit për projektligjin për transformimin e FSK’së në ushtri, ka bërë që Vetëvendosje të jetë në të njejtën linjë me të, duke i kërkuar që këtë iniciativë ta çoj përpara dhe mos të dorëzohet nga presioni i ndërkombëtarëve.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie që po mbahet sot në Prishtinë, ka thënë se ushtria duhet të bëhet pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve dhe Serbisë që projektligji i iniciuar nga presidenti Thaçi të kthehet mbrapa, megjithëse ai ka shprehur dyshime në qëllimin e presidentit për këtë nismë, raporton gazetametro.net.

“Në asnjë mënyrë nuk bën të ndalemi në gjysmë. Çfardo tërheqje tash, nga rruga e avancimit të FSK’së pa e pasur mundësinë e themelimit të ushtrisë së Kosovës, nënkupton dorzim në shtetbërje. Ushtria pra duhet të bëhet. Lënja në gjysmë, heqja dorë nga ushtria është rrezik i madh, është më keq se sa të mos nisej fare. Kjo do të dërgonte sinjale jashtëzakonisht të dëmshme gjithandej, te Serbia të cilës do t’i thuhej se Kosova nuk e ka guximin për të ecuar para në ndërtimin e shtetësisë, gjë që inkurajon Serbinë për trysni shtesë ndaj nesh. Te bashkësia ndërkombëtare sinjali do të ishte për mos seriozitetin tonë absolut, që e rrit mosbesimin ndaj shtetit të Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Lideri i Vetëvendosjes, duke folur për nismën e Thaçit për ushtrinë, ka thënë nisma e tij edhe pse duhet çuar përpara me disa ndryshime, ajo nuk është e sinqert.

“Edhe pse hap në drejtim të duhur, është i mangët në qëllim, e veçanërisht në praktikë. Ka shumë gjëra që duhet të amandamentohen në atë ligj për ta përmirësuar sado pak qëllimin minor të tij”

“Mënyra se si është aktualizuar dhe sjellë në Kuvend, ligji më shumë se sa për qëllimin dhe simbolikën e vet, flet për qëllimin e Thaçit, sponsorizuesit të tij. Qëllimet e tij nuk janë të sinqerta. Sjellja e ligjit në këtë kohë e veçanërisht në këtë mënyrë nuk ka për qëllim ta avancojë FSK’në por pozicionin e Thaçit. Kështu ligji mund ta përmbush këtë qëllim të fshehur të tij, në dëm të qëllimit formal të shprehur publikisht”, ka thënë Ymeri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë