Loading…

Vetëvendosje: Ne nuk do t’i harrojmë as nuk do t’i falim kriminelët

  • 02/05/2017 | 17:46

Vetëvendosje: Ne nuk do t’i harrojmë as nuk do t’i falim kriminelët

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga kryetari Visar Ymeri dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetare e Qendrës së LVV-së në Vushtrri, Aida Dërguti, bënë sot homazhe në varrezat e “Martirëve të Kombit” në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë.


Ky delegacion i VV-së nderoi të rënët e masakrës së 2 Majit të vitit 1999, e kryer nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në këtë fshat, në të cilën u vranë dhe u masakruan në mënyrën më barbare 116-të civil të pafajshëm.

Sipas njoftimit dërguar medieve, Vetëvendosje shprehet e indinjuar që për këtë masakër nga e cila kanë kaluar plotë 18-të vite, akoma nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për krimet e kryera.

Ne nuk do t’i harrojmë e as nuk do t’i falim krimet dhe kriminelët që i kryen ato, thotë ndër të tjera kumtesa.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë