Loading…

Vetëvendosje protestë në Kuvend për Deharin

  • 30/11/2016 | 10:58

Vetëvendosje protestë në Kuvend për Deharin

 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, kanë shfaqur një baner me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin”.

Ata po vazhdojnë të kërkojnë që në Kuvend të mbahet një seancë ku do të diskutohet për vdekjen e aktivistit të tyre, për të cilin Prokuroria përmes raportit të obduksionit dhe hetimeve tjera ka konstatuar se ka kryer vetëvrasje.

2

Vetëvendosje sot i është kthyer seancave të Kuvendit, edhe pse më herët kishe paralajmëruar bojkotimin e tyre, deri në pajtimin e deputetëve me kërkesën e tyre për një seancë për Astrit Deharin.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca në fjalën e tij ka thënë se shteti ende nuk ka marr asnjë përgjegjësi për vdekjen e Deharit edhe pse kanë kaluar 25 ditë.

Sipas tij, në një shtet demokratik fillimisht jepet përgjegjësia e pastaj vazhdojnë hetimet, sepse ato mund të zgjasin.

Kjo që ka ndodh në Kosovë sipas tij nuk ndodh as një shtetet totalitare, pasi nuk ka pasur asnjë dorëheqje.

Konjufca ka akuzuar instituconet edhe për plasimin në media të informacioneve që lidhen me gjëra personale të të ndjerit. Ai ka thënë se në ato gjëra nuk ka pasur familje, e u janë shpërndarë mediave.

“Pa fakte e me çdo kusht këta po duan ta shpallin Astritin të vetëvrarë”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka akuzuar liderët e partive në pushtet se po ndalojnë deputetët për të dhënë nënshkrimet që të mbahet një seancë ku do të diskutohej për vdekjen e Deharit, që Vetëvendosje ende e cilëson si të pasqaruar.

Ymeri, ka thënë se Kadri Veseli po flet sikur Sylë Hoxha.

“Dua fillimisht t’i sqarojë disa shpifje që u bënë këtu për Astrit Deharin dhe aktivistët e VV-së. Së pari Kadri Veseli thotë se është vetëvrasje e që kjo nuk dihet ky po flet si Sylë Hoxha. Veseli tha se edhe vëllai i Astritit është vetëvra. Ndërsa për këtë nuk ka përfunduar”, tha  ai.

Ymeri ka thënë se ky shtet është i kapur nga Kadri Veseli ashtu siç e ka kapur këtë Kuvend.

“Ne kemi dorëzuar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme por disa deputetë janë detyruar ta tërheqin atë nga presioni i Kadri Veselit”, ka deklaruar Ymeri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë