Loading…

Vetëvendosje: Nëse zgjedhjet nuk manipulohen, PDK do jetë opozita

  • 26/03/2017 | 22:35

Vetëvendosje: Nëse zgjedhjet nuk manipulohen, PDK do jetë opozita

Deklaratat e shumta të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me zgjedhjet e parakohshme kanë nxitur debat në vend.


Si duket përpos zgjedhjeve lokale në muajin tetor, brenda këtyre muajve ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të përgjithshme në vend.

Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, kreu i PDK-së, ka tashmë disa javë që ka filluar fushatën zgjedhore.

“Ka tashmë disa javë që kreu i PDK-së, ka nis fushatën zgjedhore. Ai duke  shfrytëzuar pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe kështu gjitha  resurset shtetërore po bën fushatë personale e partiake, dhe kjo na  bënë të besojmë se zgjedhjet janë shumë afër”, ka thënë Pantina për Indeksonline.

Sipas Pantinës, të gjitha sondazhet e fundit kanë nxjerrë Vetëvendosjen fituese.

“Do të thotë se nëse zgjedhjet nuk  manipulohen dhe nuk vidhen, Vetëvendosje do të ketë mandatin për formimin e qeverisë, dhe kur Vetëvendosje është në qeveri, PDK duhet të jetë në opozitë.

Ndërsa LDK tashmë është një parti aq e dëshpëruar sa ka filluar shpresën për mbijetesë ta kërkojë  tek të vdekurit, ata kanë nevojë jo vetëm për ndërrim të lidershipit të vetë  por edhe të mendësisë udhëheqëse, sidoqoftë ky  është problem i tyre i brendshëm të cilin shpresoj nuk do  e kenë mundësinë  ta bartin në qeveri”, ka përfunduar, Pantina.

Duhet përkujtuar që Lëvizja Vetëvendosje së fundi ka publikuar edhe një sondazh ku del të jetë e para nga përkrahja qytetare në vend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë