Loading…

Vetëvendosje po bëhet gati në rast se demarkacioni kthehet në Kuvend (Video)

  • 04/04/2017 | 19:45

Vetëvendosje po bëhet gati në rast se demarkacioni kthehet në Kuvend (Video)

Kuvendi i Kosovës këtë javë nuk do të ketë seancë plenare, në solidarizim me Ramush Haradinajn, i cili të enjten do ta ketë seancën gjyqësore në Colmar të Francës.


Kjo kërkesë u bë në kryesi nga vetë partia e Haradinajt.

Nga aty, Pal Lekaj i bëri thirrje koalicionit qeverisës të caktojë datën e zgjedhjeve. Edhe Vetëvendosje ka kërkuar zgjedhje, meqë, sipas tyre, Kuvendi nuk po funksionon.

Por, nëse koalicioni tenton ta sjellë demarkacionin në Kuvend, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar veprime të njëjta, si brenda edhe jashtë Kuvendit, raporton KTV.

Por, për partitë në pushtet, Kuvendi po funksionon normalisht, ani pse me javë seancat dështojnë, për mungesë kuorumi.

LDK-ja ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të opozitës, që pengoi, sipas saj, të kalojë demarkacioni në Kuvend, ani pse bashkë me PDK-në e Listën Serbe i kanë mbi dy të tretat e deputetëve.

Ismet Beqiri nuk e di se kur marrëveshja do të jetë për ratifikim në Kuvend, derisa ka pranuar se ka probleme me votat. Kohën se kur do të risjellët demarkacioni në Kuvend nuk e di as Xhavit Haliti i PDK-së. Ndryshe, Kuvendi do të kthehet për seancë plenare tek të martën e ardhshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë