Loading…

Vetëvendosje po pret ndihmën e PDK’së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti

  • 11/08/2020 | 18:10

Vetëvendosje po pret ndihmën e PDK’së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti

Diçka e paparë më herët në skenën politike kosovar po ndodh, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga Partia Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Lëvizja Vetëvendosje e ka kuptuar se pa bashkëpunimin dhe ndihmën e PDK’së vështirë se do ta kenë të mundur rrëzimin e Qeverisë Hoti, duke parë se AAK dhe Nisma janë në Qeveri dhe nuk e përkrahin një mocion të tillë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka deklaruar ditë më parë se mocioni ndaj Qeverisë është parë si nevojë e domosdoshme për të ndal keq menaxhimin me pandeminë.

Kryeziu po thotë se Vetëvendosje po kërkon bashkëpunimin edhe të tjetrës parti opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilën deri më tani nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim.

“Ne kemi bërë thirrje të enjten, deri më tani kemi 31 nënshkrime, shefi i grupit tonë parlamentar Rexhep Selimi është në pritje të PDK-së që ti jep komentet e saj në kuadër të tekstit të mocionit dhe të ofrojnë përkrahjen e tyre të cilën e kanë thënë publikisht, paraprakisht”.

Aktualisht Vetëvendosje i kanë 31 nënshkrime dhe janë në përpunim e sipër të tekstit të mocionit, ata janë në pritje të shtesave në tekstin e mocionit që do t’i bëjë GP i PDK’së, grup ky që ka 24 deputetë.

Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti ish- Qeveria Kurti ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë