Loading…

Vetëvendosje reagon pas refuzimit të kërkeses për të numëruar votat e vonuara tëdiasporës

  • 28/10/2019 | 16:19

Vetëvendosje reagon pas refuzimit të kërkeses për të numëruar votat e vonuara tëdiasporës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të PZAP për të refuzuar kërkesen e tyre rreth votave të diasporës, duke thënë se këtë vendim do ta apelojnë në Gjykatë Supreme, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një komunikate nisur për media, VV thotë në reagim se ky vendim është  marrë nga PZAP ani pse Gjykata Supreme kishte këruar që të merrte parasysh këtë të drejtë.

Postimi i plotë:

“Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e vota të bashkatdhetarëve

Sot pranuam nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi Kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, anëtarë, ku refuzohet si i pabazuar apeli i paraqitur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për numërimin e zarfeve me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë.

Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”, thuhet në reagim, derisa theksohet se do të ankohen përsëri në Gjykatë Supreme.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numëron këto fletëvotime. Bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë”, thanë në VV./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë