Loading…

Vetëvendosje thërret në interpelancë ministrin Uran Ismajli

  • 29/03/2018 | 11:31

Vetëvendosje thërret në interpelancë ministrin Uran Ismajli

Nënkryetarja e lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, në emër të Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dorëzoi kërkesën për interpelancë në Kuvendin e Kosovës lidhur me sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike e private në Republikën e Kosovës.


Në njoftim thuhet se marrë parasysh raportin e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me projektin e Sistemit Informativ Shëndetësor, problemet tepër të mëdha të evidentuara japin të kuptojnë se ky projekt siç kanë deklaruar dhe më herët është një aferë gjigante korruptive.

“Për rekomandimet e dhëna në këtë raport dhe të ardhmen e kësaj fushe Grupi ynë parlamentar thërret në interpelancë ministrin e Shëndetësisë Ismajli për të raportuar konkretisht lidhur me Sistemin Informativ si parakusht i patejkalueshëm për Sigurimet shëndetësore publike. Në kushtet kur Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me jetëgjatësinë mesatare më të ulët në Evropë, me investimin më të ulët në sektorin shëndetësor në raport me BPV, si dhe i vetmi vend në rajon pa sigurime shëndetësore, qasja joserioze jo vetëm që nuk siguron të drejtën elementare për të marrë shërbime shëndetësore që bën pjesë në të drejtat themelore të njeriut, por varfëron akoma më shumë popullatën edhe ashtu të varfër, duke pasur impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Po ashtu thuhet se në kushtet e moskontrollit ndaj institucione private të sigurimeve shëndetësore, ato po vjelin të ardhura të cilat merren nga qytetarët deri në momentin kur këta nuk shndërrohen në pacientë.

“Rastet më të shpeshta rezultojnë më ndërprerje të kontratës për sigurimin shëndetësor privat kur konstatohet se personi është duke u trajtuar nga ndonjë sëmundje kurimi i të cilës kushton”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë