Demarkacioni prit të dërgohet në Kuvend, më 6 prill, të enjten e javës së ardhshme. Bashkë me të do kthehet edhe gazi lotsjellës, protestat dhe te tjera, sipas partisë më të madhe opozitare në Kosovë.
Ka dy ditë që flitet se Demarkacioni me Malin e Zi do të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme, apo sa më shpejt të jetë e mundur. E Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar qëndrim. E kundërshtojnë atë në të gjitha mënyrat, raporton Periskopi
Shkodran Hoti nga ky subjekt thotë se janë shumë të përkushtuar që të kundërshtojnë atë marrëveshje, siç e quan ai, të dëmshme.
“Është herët me fol në këtë drejtim, do angazhohemi në metodat më të efektshme. Nuk përjashtohen ato që kanë me qenë deri më tash, apo as nuk do të ketë të reja. Nuk përjashtoj as protestat. Do e ndalim”, tha ai.