Është dita e tretë me radhë që sekretari organziativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, po bënë publike fakte që sipas tij dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve të kësaj lëvizjeje të akuzuar për terrorizëm, me rastin e sulmit të kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.
Kësaj radhe, Molliqaj ka paraqitur prova që dëshmojnë se email që sipas Prokurorisë së Kosovës merr përsipër sulmin në fjale, në fakt nuk është dërguar nga “Frashër Krasniqi dhe Adea Katusha”, transmeton gazetametro.net.
“Një nga “provat” në të cilat është thirrur policia, prokuroria dhe disa medie të afërta me pushtetin, ka qenë se gjoja e-maili kërcënues që merr përgjegjësinë për sulmin në Kuvend është dërguar nga lokacioni ku banon Frashër Krasniqi dhe nga IP adresa e tij, ose e atij lokacioni. Madje policia, siç do ta shihni në këtë video, deklaron publikisht që e-maili është dërguar “nga Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha”, ka thënë Molliqaj.
Gjë të cilën, sipas tij, e ka hedhur poshtë vetë Prokuroria e Kosovës.
“Kjo është hedhur poshtë nga vetë dosja e prokurorisë. Aty thuhet qartë që e-mail adresa është dërguar nga Rruga B (pra ky nuk është lokacioni ku banon Frashër Krasniqi – Banesat e Tregtisë) si dhe që IP-të nga të cilat është dërguar e-maili janë të numrave të telefonit, abonentë të të cilëve janë Fatmir Tahiri dhe Mentor Krasniqi. Në anën tjetër, në kohën kur është dërguar e-maili, sipas vetë dosjes së prokurorisë, as Adea dhe as Frashëri nuk kanë qenë në vendin nga ku është dërguar ai email (Rruga B)”, ka vazhduar Molliqaj argumentimin e tij, transmeton gazetametro.net
Ndryshe, pjesë e këtij grupi të të akuzuarëve ishte edhe i ndjeri Astrit Dehari, vdekja e të cili ende mbetet e paqartësuar krejtësisht. /gazetametro.net.
Më poshtë mund të gjeni videon të cilën Molliqaj e ka praqitur si përmbledhje të fakteve: