Loading…

Vetëvendosje vazhdon vizitën në Londër

  • 12/01/2017 | 14:14

Vetëvendosje vazhdon vizitën në Londër

Në ditën e dytë të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, delegacioni i Lëvizjes Vetwvendosje, i udhëhequr nga kryetari Visar Ymeri, u takua me deputetin e Partisë Laburiste Britanike, Khalid Mahmood, i cili mban pozicionin e Ministrit në hije të Punëve të Jashtme. Ky i fundit shprehu interesim që zyrtarisht të vizitojë shtetin tonë.


Në këtë takim Kryetari Ymeri prezantoi pikat kryesore të programit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe situatën politike në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan. Deputeti Khalid Mahmood tregoi se synimi i kryetarit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, është të ndihmojë partitë e pozicionuara majtas në rajonin e Ballkanit, dhe shprehu interesimin për të ardhur në një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë këtij viti, transmeton gazetametro.net

Siç ka bërë të ditur Vetëvendosje, më tej delegacioni i tyre zhvilloi një vizitë në Universitetin “London School of Economics” (LSE) për t’u takuar me profesorin shqiptar Arjan Gjonçaj, dhe gjatë ditës u zhvillua një takim edhe me organizatën anglo-shqiptare “British Albanian Kosovar Council”. Takimet e delegacionit do të vazhdojnë në Londër deri në fund të kësaj jave. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë