Loading…

Vetëvendosjes i bashkohet një deputet, edhe 3 i duhen për formimin e Qeverisë

  • 18/11/2019 | 16:22

Vetëvendosjes i bashkohet një deputet, edhe 3 i duhen për formimin e Qeverisë

Levizjes Vetëvendosje ju është bashkuar një deputet i partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka konfirmuar vet Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook, duke treguar se deputeti Krasniqi ju është bashkuar grupit parlamentar të VV’së.

Ardhja e këtij deputeti në partinë e Kurtit është shumë e rëndësishme, pasi formimi i Qeverisë së re do të jetë më e lehtë, pasi tani i nevojiten vetëm edhe 3 vota për formimin e saj.

Kështu Kurtit i duhen 61 vota për formimin e Qeverisë së re, së bashku me LDK’në ato tani kanë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron një koalicion të tillë me këtë koalicion, ata tani preferojnë që në koalicion të marrin pakicat joserbe, që në këtë rast i bie të jetë grupi 6+ e cila përfaqësohet me 6 deputetë, aq sa është e mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe funksionimin e saj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë