Loading…

Vetëvendosjes vetëm tani i kujtohet ta largojë nga partia, anëtarin që dhunoi dhe kanosi bashkëfshataren e tij

  • 09/05/2018 | 17:16

Vetëvendosjes vetëm tani i kujtohet ta largojë nga partia, anëtarin që dhunoi dhe kanosi bashkëfshataren e tij

Më shumë se 3 muaj pasi anëtari i VV’së Sadat Dragobuzhda përfundoi në Polici, pasi e kishte dhunuar dhe kishte kanosur një vajzë, Lëvizja Vetëvendosje tani është kujtuar ta dënojë atë, raporton gazetametro.net.


E gjithë ngjarja ka nisur kur D.A nga fshati Pozhoran i komunës së Vitisë, kishte filluar të refuzonte Sadatin. Ky i fundit i kishte shkuar asaj disa herë te shtëpia. Madje, në disa raste me dhunë e kishte marrë ne veturën e tij. Por, D.A e kishte raportuar atë në Polici, në muajin janar.

Sadati edhe pas kësaj në vazhdimësi e kishte kërcënuar atë nëpërmjet rrjeteve sociale, si facebook, viber e whats’up.

Këto kërcënime janë publikuar edhe në njërën nga faqet në rjetet sociale ‘Feminizmi Shqiptar’, ku edhe është kërkuar vëmendje për këtë ngjarje.

Disa nga mesazhet kërcënuese të anëtarit të VV’së.

Ndërkaq sot, pas më shumë se 3 muajsh, Komisioni Disiplinor i VV’së përmes një postimi njoftoi për përjashtimin e anëtarit të saj, duke përmendur vetëm incialet e tij, e kjo për ‘ta ruajtur privatësinë e personit’ në fjalë.

Në njoftimin e bërë nga kjo parti thuhet se vendimi është marrë pas analizës së bërë nga komisioni, dhe është bazuar në vendimin e gjykatës së Qarkut në Viti, në lidhje me kërcënimet që kanë ndodhur, si dhe cenimin e integritetit të një qytetareje të Vitisë e cila e ka paditur personin në fjalë.

‘Raste të tilla janë të patolerueshme për vlerat shoqërore të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! synon të çojë përpara,’ përfundon ky njoftim.

Disa nga mesazhet kërcënuese të anëtarit të VV’së.

Ndërkohë, hetimet nga ana e prokurorisë për këtë rast kishin filluar më datë 20 shkurt të këtij viti. Me kërkesë të prokurorit të shtetit, njësia e Hetimeve, pas ankesës së D. A (emër i njohur për redaksinë), e kishte intervistuar Sadat Dragobuzhdën. Pas zhvillimit të hetimeve, zyrtarët e hetuesisë kanë zbuluar edhe se i dyshuari e kishte kanosur viktimën.

I njëjti ishte ndalur në mbajtje në Stacionin Policor në Viti për 48 orë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë