Loading…
Vetëvrasja masive e 909 persona, mes tyre edhe fëmijë: Ngjarja që kishte tronditur botën
  • 17/04/2019 | 20:08

Vetëvrasja masive e 909 persona, mes tyre edhe fëmijë: Ngjarja që kishte tronditur botën

Me 18 nëntor të vitit 1987 ka ndodhur vetëvrasja më masive që njihet në botë. Themeluesi i Tempullit të Popujve, Jim Jones, drejtoi qindra ithtarët e sektit të tij në një vrasje-vetëvrasje masive, në fermën e e tyre bujqësore në një zonë të largët në Guajana të Amerikës së Jugut, transmeton Gazeta Metro.


Shumë nga ndjekësit e Jones, ishin vullnetarë në aktin e vetëhelmimit, ndërsa të tjerët u detyruan ta bënin këtë nën kërcënimin e armëve. Numri përfundimtar i të vdekurve në Jonestown atë ditë ishte 909, mes tyre edhe fëmijë!

Anëtarët më të rinj të Tempullit të Popullit, qenë të parët që do të vdisnin, pasi prindërit dhe infermieret përdorën shiringa për t’i injektuar një përzierje të fuqishme të cianidit, qetësuesve dhe lëngut të frutash. Të rriturit pastaj rreshtoheshin për të pirë me rradhë përzierjen helmuese, nën kërcënimin e rojeve të armatosura.

Kështu, me 14 nëntor të vitit 1978 u krye vetëvrasja masive. Kur zyrtarët guajanezë mbërritën në kompleksin Jonestown të nesërmen, e gjetën atë të mbuluar me qindra trupa njerëzish të pajetë. Shumë njerëz kishin vdekur të përqafuar me njëri-tjetrin. Disa banorë, arritën të shpëtojnë duke u arratisur në xhungël pasi ndodhën vetëvrasjet, ndërsa dhjetëra anëtarë të Tempullit të Popullit, duke përfshirë disa prej djemve të Jones, mbijetuan sepse në atë kohë ndodheshin në një pjesë tjetër të Guajanës.

Në vitet 1970, kisha e tij u akuzua nga mediat për mashtrime financiare dhe abuzime fizike ndaj anëtarëve të saj, si dhe keqtrajtimin e fëmijëve. Një grup i vogël i ndjekësve të tij kishte shkuar në mesin e xhunglës, për të nisur ndërtimin e asaj që do të bëhej Jonestown. Por Jonestown nuk u bë parajsa që kishte premtuar kleriku Jones. Anëtarët e tempullit, punonin me orë të gjata nëpër fusha, dhe i nënshtroheshin ndëshkimeve të ashpra në qoftë se vinin në dyshim autoritetin e Jones.
Pasaportat e tyre u konfiskuan, letrat censuroheshin dhe anëtarët inkurajoheshin të spiunonin njëri-tjetrin, në një kohë që detyroheshin të merrnin pjesë në mbledhje të gjata, që zgjasnin deri në orët e vona të natës.

Jim Jones, ishte një klerik karizmatik që themeloi Tempullin e Popujve, një sekt i krishterë, në Indianapolis në vitet 1950. Ai predikoi kundër racizmit, dhe kongregacioni i tij tërhoqi shumë afro-amerikanë.

Jones, që asokohe po degradonte mendërisht dhe ishte tërësisht i ndërvarur nga droga, qe i bindur se qeveria e SHBA-së dhe të tjerët, ishin atje rrotull të gatshëm për ta shkatërruar atë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë