Laurian Bold, 31 vjeçare kishte marrë një pozitë të re si Asistente e Departamentit të Shkencave, në Hollingworth Academy.
Ajo ishte shumë punëtore por shumë detyra i ishin dhënë në pozitën e re. Shumë herë kishte kërkuar pushim mjekësor nga puna por i ishte refuzuar.
Flokët kishin filluar t’i binin dhe lëkura t’i çahej nga stresi i obligimeve të shumta. Kishte rënë shumë në peshë dhe vazhdimisht ankohej nga probleme shëndetësore.
Herën e fundit kur kishte bërë kërkesën për pushim të detyrueshëm mjekësorë, nuk kishte mundur të priste as përgjigjen e universitetit, dhe kishte bërë vetëvrasje.
Ajo ishte hedhur nga një urë në një autostradë.
Mësuesja e re, energjike dhe shumë punëtore kishte vdekur nga plagët e shumta.