Një ish-ushtar britanik që kishte shërbyer në Kosovë ka bërë vetëvrasje më 19 qershor të vitit 2016, ditë që në Britani njihet si ‘Dita e babait’, shkruajnë mediat atje.
Përveç shërbimit në Kosovë, Gareth Crabbe shërbeu edhe në Bosnjë, kurse në Irak qëndroi gjatë viteve 2003-2011, ku pësoi trauma të shumta nga ngjarjet që pa gjatë luftimeve. Përveç kësaj, Crabbe, baba i dy fëmijëve, vuante nga dhimbje kronike  fizike si dhe pamundësia për t’i takuar fëmijët e tij.
Pas lëndimeve fizike që pësoi, ai u lirua nga shërbimi ushtarak, gjë që i shkaktoi atij vuajtje të shumta, për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar në ushtrinë britanike. Ai vuante nga Post Traumatic Stress Disorder, gjë që e çoi atë drejt vetëvrasjes. /gazetametro.net