Loading…

Vetura e ambulancës bllokohet te rrethi në Ulpianë

  • 05/05/2021 | 17:03

Vetura e ambulancës bllokohet te rrethi në Ulpianë

Një ambulancë është bllokuar në komunikacion, tek rrethi që ndodhet në Ulpianë afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Metro.


Janë jo të rralla rastet kur ambulancat bllokohen në rrugët e kryeqytetit, për shkak të tollovis të shkaktuar nga numri i madh i veturave.

Sot në Prishtinë komunikacioni ka qenë tej mase i ngarkuar, duke filluar nga Veterniku, më pas edhe te 1 Tetori e deri në Dardani. Krejt kjo ka ndodhur si pasojë e disa aksidenteve, por edhe fluksit të madh të veturave.

Bllokim të rrugës ka pasur edhe në Ulpianë afër QKUK’së.

Aty vetura e ambulancës është bllokuar për disa minuta dhe nuk ka mundur të kalojë që të futet në oborrin e spitalit.

Pamjet janë publikuar në Markali t’kerreve në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë