Loading…

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, policia jep detaje

  • 29/12/2021 | 21:46

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjen nga një veturë sot në Prishtinë.


Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Sot rreth orës 20:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë