Dje është mbajtur në Kosovë një prej ngjarjeve më të madhe të automobilizmit, të organizuar nga grupi i rrjetit social në Facebook ‘Marakli t’kerreve’ dhe atij ndërkombëtar ‘One Life Rally’, transmeton Gazeta Metro.
Pikërisht prezenca e grupit ‘One Life Really’ e bëri madhështore këtë takim pasi ata kishin ardhur nga vendet e ndryshme të botës me vetura super të shtrenjta.
Grupi Marakli t’kerreve përveç muzikës, pijeve, ushqimit, është përkujdesur që prezente të jenë 80 super vetura në këtë ngjarje.
Veturat që ishin prezentë në këtë miting ishin brende të njohura si Ferrari, Mc Laren, Lamborghini, Audi, vetura këto që kapin shifrën e miliona eurove.
Në grupin e ‘Marakli t’kerreve’ është shpërndarë një video derisa këto super makina kalojnë në një pjesë të autostradës në Kosovë./gazetametro.net
Shikoni videon më poshtë: