Loading…

“Vetura po vozitej nga një fëmijë”: Detaje nga aksidenti në Suharekë ku vdiq një 14 vjeçar

  • 02/01/2022 | 18:45

“Vetura po vozitej nga një fëmijë”: Detaje nga aksidenti në Suharekë ku vdiq një 14 vjeçar

Në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të dielën rreth orës 16:30 ka ndodhur një vetaksident ku dyshohet për një 14 vjeçar të vdekur, shkruan Gazeta Metro.


Vetura ishte rrotulluar dhe dyshohet për një të vdekur dhe dy të lënduar. Ndërkaq sipas informacioneve të zjarrfikësve, viktima dyshohet të jetë një 14-vjeçar. Në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit dhe policia.

“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren Vesel Gashit, i cili ka thënë se njëri nga këta fëmijë ishte duke ngasur veturën në momentin e aksidentit.

“Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore. Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Gashi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë