Loading…

Vetura shkel për vdekje një grua 54 vjeçe në Gjilan

  • 24/03/2017 | 09:58

Vetura shkel për vdekje një grua 54 vjeçe në Gjilan

Një grua ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një aksident trafiku në Gjilan.


Policia e Kosovës njofton se të enjten në mbrëmje, rreth orës 21:55 minuta, në rrugën “Idriz Seferi” afër pikës se karburanteve “IP”, ka ndodhur një aksident rrugor me lëndime të rënda trupore, ku e përfshirë ka qene një automjet i markës Audi A6.

Automjeti që drejtohej nga A. B., 21 vjeç, ka goditur këmbësoren 54 vjeçe nga Gjilani.

Policia thotë se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti  ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të komunikacionit dhe vozitjes së pakujdesshme në momentin kur këmbësorja ishte duke e kaluar rrugën.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore pëson këmbësorja e lartcekur, të cilës fillimisht i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Gjilanit e mandej në QKUK në Prishtinë, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, rreth orës 01:22, ka ndërruar jetë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë